spot_img

Në Istog gjendet e vdekur foshnja katërmuajshe

spot_img

Të hënën që lëmë pas, policia ka pranuar një informacion për një foshnje pa shenja jete në Serbobran të Istogut. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i QKMF-së në Istog.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar vdekjen e foshnjës.

“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shneja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informu mjeku në QKMF-në e  Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, tha Rugova për Express.

Lidhur me shkaqet e vdekjes së foshnjës 4 muajshe dhe se a është intervistuar ndonjë person, Express ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img