Nëna u vra nga djali i saj: Gjithçka që dihet deri më tani për krimin makabër në Pejë

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka goditur sot qytetin e Pejës. Një grua rreth moshës 60 vjeçare u bë viktimë e djalit të saj dhe u vra brenda shtëpisë.

Sipas hetimeve fillestare të policisë dhe Prokurorisë – që tani e ka në dorë procesin e hetimit të rastit bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë e cila ka tronditur edhe organet e rendit, shkruan Paparaci.com.

Nga Prokuroria e Pejës kanë bërë të ditur se dyshimet e para thonë se i biri ka privuar nga jeta të ëmën, ndërsa i njëjti është arrestuar.

“Sot jam para jush dhe bashkëqytetarëve të Pejës lidhur me një rast tragjik dhe të dhimbshëm që ka ndodhur në Pejë dhe familjes i shprehim ngushëllime. Sot rreth orës 16:00 jemi njoftuar se ka ndodhur një vrasje në qytetin e Pejës ku dyshohet se i biri ka privuar nga jeta të ëmën. Duke iu falënderuar reagimit të shpejt të Policisë është arritur që i njëjti të arrestohet në mënyrë që të mos i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm ose vetës.”, ka thënë Prokuroria

Prokuroria e Pejës gjithashtu ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë mbledhur të gjitha provat dhe është urdhëruar autopsia e së ndjerës.

Lidhur me rastin e rëndë janë siguruar edhe dëshmitarë okularë. Sipas Prokurorisë, i dyshuari nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje, ndërsa kjo do të ndodh nesër në prani të psikologut dhe avokatit mbrojtës.

Përveç kësaj, Prokuroria ka bërë të ditur se të dyshuarit do t’i bëhet edhe ekzaminim në Institutin e Psikiatrisë.

“Kemi dalur së bashku me njësitin e forenzikës në vendin e ngjarjes ku janë mbledhur të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës. Kemi siguruar dëshmitarë okularë. I dyshuari nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje, kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të merret nëpyetje. Po ashtu do të vazhdojmë me hetime. Në bazë të të gjitha rrethanave, do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë të të dyshuarit.”, tha Prokurorja e rastit.

Detaje lidhur me rastin ka dhënë edhe komandanti i Policisë në Pejë, Nue Nikolla i cili ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe i dyshuari është arrestuar dhe prangosur nga patrulla e parë në vendngjarje.

Më tej, Nikolla ka bërë të ditur se vendit të ngjarjes i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës, përfshirë forenzikën që kanë bërë mbledhjen e provave.

I pyetur për detaje lidhur me krimin makabër, Nikolla është treguar i rezervuar marrë parasysh se bëhet fjalë për krim në familje.

“Menjëherë në vend të ngjarjes kanë konstatuar se bëhej fjalë për një vrasje të rëndë dhe kanë arrestuar dhe prangosur kryerësin e rastit. Arrestimi është kryer nga patrulla policore. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, pastaj vendit të ngjarjes i janë përgjigjur të gjitha njësitet. Jemi në fazën e hetimeve dhe meqë kemi të bëjmë me rast brenda familjes, këto janë të gjitha informacionet që mund të japim për momentin.”, tha Nikolla.

I pyetur lidhur me motivet e ngjarjes, Nikolla tha se ende nuk janë zbardhur të gjitha motivet.

“Ende nuk janë sqaruar të gjitha motivet, por jemi në fazë fillestare dhe ditët e orët në vijim do të bëhen të ditura.”, tha Nikolla.

Ai ka thënë se i dyshuari nuk ka pasur precedent penal më herët.

“Unë si komandant stacioni nuk kemi pranuar informacion se kemi pasur të bëjmë me ndonjë rast të raportuar më herët në stacionin e Pejës.”, tha Nikolla.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img