spot_img

Nuk ka vend në Infektivë: Këto 3 klinika lëshohen për të infektuarit me koronavirus

spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se po zgjerojnë kapacitetet në luftimin e pandemisë Covid-19 në vendin tonë, duke shtuar se një ndër masat e marra është edhe aktivizimi i tri klinikave tjera në QKUK, që t’i dalin në ndihmë Klinikës Infektive.

Siç bën të ditur vetë Zemaj, klinikat e lëshuara për personat të cilët duhet të trajtohen për sëmundjen e koronavirusit, janë ajo e Pulmologjisë, e Dermatologjisë dhe Mjekësia Sportive.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tutje shtoi se MSH ka ndërmarrë masa edhe për shërbimin me respiratorë të ri të siguruar nga BE dhe nga Katari, si dhe janë në process edhe disa të tjerë si nga partnerët edhe nga buxheti i kësaj ministrie.
“Sot mbajtëm takimin e Komitetit për Koordinimin e vlerësimit të situatës së pandemisë Covid-19, ku ishte prezent edhe Kryeministri Avdullah Hoti, anëtarët e Komitetit dhe përfaqësuesit e organizatave dhe partnerët.
Ndër të tjera sqarova se ne si Ministri e Shëndetësisë kemi ndërmarrë masa që paralelisht me hapjen të fuqizojmë edhe kapacitetet:

•Kemi fuqizuar shërbimet me respiratore të ri të siguruar nga BE dhe Katari dhe janë në proces edhe disa të tjerë si nga partnerët ashtu edhe nga buxheti i MSh-së
•Kemi aktivizuar tre klinika tjera në QKUK (Pulmo, Derma dhe Mjekësia Sportive) që t’i dalin në ndihmë Infektivës
•Kemi aktivizuar edhe repartet infektive në spitalet e përgjithshme që të zvogëlojnë fluksin e pacientëve që vijnë në Prishtinë
•Kemi publikuar e shpërndarë në tre gjuhet manualin me udhëzues për veprimtaritë e hapura
•Jemi duke përgatitur strategjinë e re të testimeve me synim që të shkojmë edhe me teste serologjike
•Kemi përgatitur dhe emituar së bashku edhe me partnerët dhe Zyrën e Kryeministrit edhe materiale informuese e promovuese lidhur me zbatimin e masave anti covid-19
•Jemi në finalizim të përditësimit të Protokollit klinik të trajtimit të Covid-19 në Klinikën Infektive
•Kemi fuqizuar bashkëpunimin e Komunat përmes vizitave konkrete dhe informimit nga afër me punën, kapacitetet e nevojat”, thuhet në njoftimin e Zemajt.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img