Nuk rikthehet demokracia, pa burg për Edi Ramën (Teatri si autopsia e një krimi perfekt)

spot_img

Po të shikohet kontrata e Fushës me shtetin ajo përbën një subjekt më vete për burg. Leja për kulla që iu dha atij, parashikonte një koificent shfrytëzimi të jashtë ligjshëm për Tiranën, dhe një intensitet ndërtimi përtej atij që lejon plani rregullues i miratuar nga vetë Veliaj.

Shkruan Andi Bushati

Krimi i ndodhur në ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, ka vetëm një autor, atë që si personazhet e romaneve më të çmendura të këtij zhanri e planifikoi krimin e tij prej 22 vjetësh. Pavarësisht se në këtë histori kanë hyrë dhe kanë dalë shumë figura të njohura, nga Violeta Manushi tek Pandi Majko, nga Robert Ndrenika te Maks Velo, nga Aurel Plasari tek shërbyes të pështirë si Agron Hysenlliu e Erion Veliaj, autori dhe projektuesi i masakrës mbetet vetëm një.

Por sado perfid, i sofisttikuar dhe gjatë gjithë dy dekadave i veshur me mbrojtjen e pushtetit, Edi Rama ka lënë gjurmë në krimin e tij. Sot mjafton një enumeracion i tyre për të të kuptuar se ai është i pandehuri ekselent që nuk mund ti shpëtojë dot prangave.

Historia fillon në vitin 1998 kur ai u bë ministër kulture. Ndëkrohë që në publik mbante aureolën e revolucionarit që shtirej sikur tallej me aktorët e socrealizmit, ai nuk qe veçse zyrtari banal që firmoste kontrata të paligjshme. Mes shumë e shumë mëkateve që do të rridhnin më pas, çdo prokuror i pavarur që do të bëjë drejtësi, mund të hapë sot kontratën e ministrit me çorape të kuqe dhe çitjane me pronarët e Bingo Ylli. Skandaloze. Ndërsa ministrit të kulturës ligji i lejon të vendosë firmën vetëm për sipërfaqe që nuk i kalojnë 500 metrat, ai i jep bingos plot 570 metra të Teatrit Kombëtar. Si e bën këtë? Duke fallcifikuar letrat dhe duke zvogëluar hapsirën. Cili është dëmi? Nga 74 milionë lekë në vit që duhet të përfitonte teatri, kontrata e re i jep vetëm 4 milionë. Të tjerat shkojnë në xhepat e përfituesve.

Nuk dihet nëse ky krim fillestar ka determinuar të gjithë të tjerat. Nuk dihet as nëse fshehja e tij, ka përcaktuar më pas betejën estetike për godinën që deri sot Europa Nostra e konsideronte si një ndër 7 perlat më të rrezikuara të kontinentit. ë

Eshtë vështirë të thuhet nëse ankthit të grabitësit vitet i shtuan edhe patologjinë e pa kuruar ndaj të gjithë atyre që për arsye krejt të ndryshme donin ta mbanin në këmbë këtë monument kulture. Ndofta të gjithë faktorët u bënë bashkë dhe sapo pati mundësinë kur u rikthye në pushtet, Edi Rama e vuri në axhendën e tij shembjen e Teatrit. Sipas dëshmisë që ka dhënë vetë arkitetkti danez Bjarke Ingels, Rama e ka thirrur atë diku nga mesi i vitit 2016- për ti kërkuar një projekt për teatrin e ri. Natyrisht, për të arritur këtu, ai duhet të kryente më parë një veprim tinzar, nxjerrjen nga harta e zonës së mbrojtur të kësaj godine.

Por manipulimet nuk mbarojnë këtu. Publikut iu shit, madje kështu është e shkruar edhe në dokumentet zyrtare, sikur ideja e shembjes dhe gritjes së godinës së re ishte një ofertë e pakërkuar e kompanisë Fusha. Pra mashtrimi tjetër me ligjin: Fusha që e ka dorëzuar kërkesën e tij në shkurt 2018 po përdorej vetëm si koperturë për të gënjyer Këshillin Bashkiak dhe parlamentin, pasi Rama i kishte nisur tratativat që në 2016.

Por, rastet ku çdo prokuror mund të hetojë vazhdojnë. Me qenëse Fusha duhet të ndërtonte dhe kulla në një tokë shtetërore, projekti ngecte. Për “dhurimin” e asaj toke duhet të votonte me dy të tretat, Këshilli Bashkiak. Rilindja nuk e arrinte dot këtë numër votuesish, prandaj u përdhos kushtetuta, iu rrëmbyen kompetencat pushtetit lokal, dhe u vendos që rrëmbimi të bëhej me ligj special nga kuvendi. I njëjti ligj që u votua nga socialistët dhe që Meta e çoi në Kushtetuesen e pangritur ende.

Edhe ligji vetë, megjithëse sot i pavlerë, pati shkelje të mëdha për dhënien e një prone shtetërore pa garë, e cila u fshikullua edhe nga Komisioni Europian.

Nëse një prokuror do të hetojë atij nuk ka si mos i bëjë përshtypje se në krim u përfshinë menjëherë gjithë strukturat shtetërore. Sapo Fusha dorëzoi propozimin, ministria e Kulturës e shpalli atë të përkryer. Në të njëjtën kohë, brenda dy javëve, instituti sharlatan i ndërtimit prodhoi raportin se ndërtesa mund të shembej me tërmetin më të parë (ranë dy të fortë që athere).

Këtij projekti i doli boja aq keq, sa edhe ata që e gatuan në kulisa u detyruan të tërhiqen, por duke këmbëngulur sërish tek qëllimi final. U gjet sebepi sikur Fusha nuk kishte para, për kërkesat që pretendonin artistët dhe u vendos që teatrin ta shembte-ndërtonte vetë bashkia. Megjithëse mashtrimet se shteti nuk kishte para, u rrëzuan, megjithëse, kjo nuk e bënte më të detyrueshme ngritjen e të riut në tokën e të vjetrit, projekti nuk ndryshoi. Por sërish duke zgjedhur një rrugë kriminale. Veliaj, i tredhur nga Rama organizoi një votim klandestin në këshillin bashkiak, pa respektuar afatin 5 ditor, duke shmangur diskutimet dhe duke fallcifikuar dokumentat, dhe vendosi ti çojë ruspat teatrit.

Natyrisht, këto janë aspektet më ulërtitëse të këtij krimi që ngërthen brenda vetes edhe dhjetra të tjerë më të vegjël.

Por, mjafton situata kur ai u krye, në një natë të shtune, nën gjendje të jashtëzakonshme, me një dhunë të paparë policore, pa pyetur për dy çështje të depozituara në gjykatën e pa ngritur kushtetuese, për ta bërë atë një krim të zi, perfekt.

Si i tillë, ai është shumë më tepër se shembja e një godine historike për qëllime korruptive. Ai përbën autopsinë e një demokracie të vdekur në çdo qelizë të saj. Ai simbolizon njëkohësisht edhe pushtetin diktatorial të njëshit, edhe servilizmin e pështirë të lolove të oborrit (aktorë, inxhinjerë, gazetarë), edhe shtetin pa gjykata, edhe policinë e dhunshme dhe brutale, edhe sistemin e lidhjes së shkurtër të autokratit me oligarkët, edhe rënien e çdo institucioni demokratik që nga parlamenti deri tek Këshilli bashkiak. Pra kjo histori është simboli më i mirë shtetit monist nën të cilin po vuajmë.

Në këtë kuptim, ndëshkimi i këtij krimi me shumë gjurmë është një domosdoshmëri. Opozita që ka dalë sot në rrugë dhe që bën thirrje në rënojat e teatrit për mosbindje cilvile, duhet të betohet sot aty, jo për largimin e Edi Ramës, por për ndëshkimin e tij. Sepse çdo ndryshim politik i pa shoqëruar pa dënimin e autorëve të kësaj masakre do të ishte një farsë. Ne kurrë nuk do të bindemi se ka ndryshuar diçka, nëse ky krim harrohet. Kjo duhet bërë me çdo çmim, qoftë dhe duke shkelur mbi SPAK-un gjoja amerikan, qoftë edhe me koston se, bashkë më të akuzuarin kryesor, mund të digjen si dëme kolaterale, plot shkelës të tjerë të ligjit. Sepse ky është krimi “par exellence”, i cili na jep mundësinë, që duke ndëshkuar personin ta bëjmë këtë edhe me sistemin 20 vjeçar që ai përfaqësoi. Se paku Edi Rama, me shembjen e teatrit na e ofroi këtë mundësi, që me një proces të vetëm të dënojmë së bashku dhe atë ç’ka ai përfaqësoi. Tjetra është në dorën tonë. Lapsi.al

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img