Papa ua lan dhe ua puth këmbët të rinjve në burgun e Romës

spot_img

Në një ritual të së Enjtes së Shenjtë që simbolizon përulësinë, Papa Françesku lau dhe thau këmbët e një duzine të burgosurish të mitur në Romë, duke i siguruar ata për dinjitetin e tyre dhe duke u thënë atyre se “secili prej nesh” mund të bjerë në mëkat.

Objekti i Casal del Marmo në periferi të Romës është i njëjti burg për të miturit ku papa kreu ritualin e parë të larjes së këmbëve të papatit të tij.

Papa përsëriti ritualin te 10 djem dhe dy vajza të burgosur. Ai u përkul dhe derdhi ujë në këmbët e tyre, më pas përdori peshqir për t’i tharë këmbët para se t’ua puthte.

Rituali rikujton larjen e këmbëve që Jezus Krishti ua bëri 12 apostujve të tij. Jezusi “lan këmbët e të gjithëve”, tha papa. “Ai i di të gjitha dobësitë tona”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img