spot_img

“Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëje bukën”/ Xhaxhai i nxënësit që u vra rrëfen bisedën e fundit të tij me babain

spot_img

Jakup Hamzaj, xhaxhai i Ledion Hamzajt, një prej nxënësve që humbi jetën nga sulmi me armë në autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit, rrëfen se si e mori vesh lajmin e kobshëm.

Ai tha se ka qenë babai i Ledionit i cili ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes, ku ka parë se shoferi i mjetit kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

“Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është plagos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjujt ka viktima’”.

“I pari që ndërroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e plagosur nga dritarja e më pas ka kap djalin e vet. Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndërruar jetë“, rrëfen xhaxhai, ndërsa tregon edhe bisedën e fundit të nipit të tij me babin në telefon, 10 minuta para se të ndodhte sulmi në autobus.

“Biseda e fundit ka qenë 10 minuta para. I tha ‘bab për 10 minuta thuj mamit jam në shpi, bëma bukën’”, – tregon xhaxhai i të riut që humbi jetën për news24.al.

Intervistën mund ta shikoni duke klikuar këtu.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img