spot_img

‘Për Malin e Zi do të dalim edhe në mal’, Djukanovic paralajmëron Serbinë dhe qeverinë e re malazeze

spot_img

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, partia e të cilit humbi zgjedhjet për një ulëse në parlamentin malazez u shpreh i kënaqur me deklaratat e koalicionit të ri qeverisës rreth orientimit politik europian të caktuar me marrëveshjen e tyre të koalicionit, por nuk lëshoi rastin për një vërejtje ndaj të gjithëve kur tha se nuk jep dorëheqje nga posti i presidentit.

Ai tha se nuk mund të jetë indiferent ndaj nacionalizmit të shtuar në rajon të ngjashëm me atë të 90’ve në rajon, e tha se do të luftoj në parlament e do të mbrojë Malin e Zi me të gjitha mjetet, edhe në mal.

“Ndryshimi i pushtetit nuk e zhvlerësoi e dhe nuk e bëri të padenjë qëndrimin politik proeuropian të Malit të Zi. Ne në parlamentin e ardhshëm jemi të përfaqësuar me një deputet më pak në relacion me shumicën, kjo ishte lëvizje e lehtë, por nuk shoh asgjë dramatike këtu dhe në një përfundim kapital” tha Djukanovic në intervistën në Face Tv.

Ai foli për zgjedhjet e kaluar dhe ato të 30 gushtit dhe injoroi qëndrimet që zgjedhjet e fundit janë diçka e re dhe se zhvlerësojnë ato të kaluarat pasi ata i humbën.

“Ata që po festojnë fitoren me të drejtë po e festojnë, fituan. E pranuam rezultatin dhe nuk na shkoi ndërmend të shërbehemi me ndonjë inxhiniering shtesë pas zgjedhor. Nuk mendoj se kjo është lexim e i duhur i demokracisë si dhe i vullnetit të qytetarëve. Për Malin e Zi do të luftojmë jo vetëm në Parlament por edhe në mal nëse duhet” tha Djukanovic.

Presidenti malazez megjithatë paralajmëroi se ‘të injorohet se po rikthehet politika nacionaliste e viteve të 90’ta, është verbësi politike.

“Ne e pamë këtë në rajon, e gjitha çka ndodhi deri tani është konfirmim i këtij realitetit politik. Jua kujtoj, atëherë e kam thënë edhe atëherë ishte nisur me idenë që të mbrohen interesat e popullit të rrezikuar serb në shtetet tjera. Mbrojtja, e pretenduar, e popullit të rrezikuar serb në Mal të Zi nënkuptonte zhbërjen e sovranitetit të shtetit malazez, pra ndërhyrje e paturpshme në jetën politike të brendshme. Ne kemi vendosur themel të mirë europian në Mal të Zi, ne mendojmë se mund ta përballojmë këtë goditje, dhe do të jemi në vazhdueshmëri mbrojtje e palëkundur, nga pozita e partisë më të madhe opozitare. Ne respektojmë rregullat demokratike” tha Djukanovic.

I pyetur nëse mund të ndodhin skena të euforisë së triumfuesit, si shembull në Cetinë, si simbol i shtetit malazez, që Amfilohije i Kishës Ortodokse të Serbisë, të ndërtoj tempullin.

“Kjo nuk mund të ndodhë. Kjo mund të jetë qëllimi i tij  e që në Cetinë nuk mund të ndodhë. Gjithsesi, nëse niset, e dhe e vendos themelin, ai themel do t’i shembet, ai e di këtë dhe për këtë nuk e bën. Ai këtë e paralajmëron që prej 89’s që do të shemb Mauzoleun, e t’i kthej malin kishës së Karagjorgjeviçëve. Normalisht që nuk ka gjasa për këtë. Asnjë gjasë. Gjithsesi, do ta ndalin ata që duhet ta ndalin e që tanimë ja kanë bërë me dije. Këtë ja kanë thënë qytetarët e Cetinës, që ata gjallë ai këtë nuk mund ta bëjë. Ky është tregim që përfundon aty.”

Djukanovic tha se “krerët e frontit demokratik kanë folur sesi Cetina nuk është kryeqyteti i tyre por është Beogradi, dhe presidenti i tyre është Putin, sado që kjo është pështjellim.” Ai shtoi se kushdo që analizon seriozisht politikën në Ballkanin Perëndimor në dy tre vitet e fundit, do të vërej se, hapa pas hapi, po ringjallen idetë viteve të 90’ta.

“Atëherë idetë ishin të krijoheshin Serbia e Madhe, Shqipëria e Madhe dhe Kroacia e Madh. Pasoja e këtyre ideve të çmendura ishte tragjedia e madhe në të cilën e humbën jetën afër 150 mijë njerëz” tha Djukanovic.

Duke vazhduar për këtë temë për ndikimet e ideve të rrezikshme ai përmendi faktin se si Mali i Zi gjendet në kolonën e ‘turpit’ në mediat serbe, dhe ironizoi me këto qëndrime që pretendojnë se nuk ka vullnet politik të pavarur në Mal të Zi.

“Malazezët janë Milozezë, më zi se kjo janë ustashë, me të cilën pra, tregohet përçmim elementar për këdo që di pak histori, e që me kujdes lexon mediat edhe mediat tona dhe është në dijeni për realitetin tonë politik e shoqëror, prandaj po i bëhet uverturë asaj që duan të përçojnë. Asaj se gjoja Mali i Zi gabimisht paska shpallur pavarësinë më 2006’n, që Mali i Zi është natyrshëm pjesë e botës serbe, natyrisht edhe pjesë e Serbisë së Madhe, dhe me shumë gjasë e duke shtuar rrethanat kur u nis formalizimi i pavarësisë së Kosovës, është një lloj ushqimi të cilit i duhet nacionalistëve të uritur, që me shumë vështirësi po i durojnë humbjet të cilat i përjetuan, e më  rëndë, më duket, nuk e përballojnë humbjen e Kosovës, prandaj, këtë uri e përmbush mirë Mali i Zi. Ajo që dua të ju them është se Mali i Zi nuk e sheh këtë aspak si të padëmshme, pa naivitet, pasi këtë nuk e dëgjojmë në deklaratat zyrtare, madje mjafton të lexohen rreshtat pasi mjafton edhe pa lexuar mes rreshtave.”

Mali i Zi ka luajtur rolin e vogël të një fari drejt rrugës europiane për rajonin e Ballkanit perëndimor, madje tërthorazi porositi ‘ata që nuk janë përfshirë’ në zgjedhje të vazhdohet rrugëtimi europian në Ballkanin Perëndimor.

“Në Europë, do ta thoja, ishte më e rëndësishme, e dini, megjithatë të ndryshohet pushteti pas 30 viteve. Nuk do të jua them se dikush nga Europa këtu ishte i përfshirë në një mënyrë t’i japë mbështetje njërës apo palës tjetër. Por do të thosha që sikur të isha ndonjë përfaqësues europian, unë gjithmonë do të isha i interesuar, që në cilin do rajon të Eruopës, të vazhdohet me rrugëtimin europian. E di se kjo është e shëndetshme për jetën demokratike që pushtetet të ndryshohen.”

Djukanovic njoftoi se ai nuk ka kontakt me anëtarin serb të presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, e as me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Prej asaj që kam lexuare si qëndrime të tyre nuk kisha inspirim të bisedoja, pasi kuptova që ata absolutisht nuk e kuptojnë realitetin politik dhe shoqëror, e nga këndi i interesave të tyre nacionaliste ata gjykojnë padrejtësisht dhe pabazë për Malin e Zi. Për këtë nuk e ndjek se çfarë flet Dodik. ”

Ai porositi se nuk do të japë dorëheqje nga posti i Presidentit të Malit të Zi. Djukanovic u pyet dhe u përgjigj rreth spekulimeve se ai ka marrëdhënie biznesi me presidentin serb Vucic e tha “se janë budallallëqe”./gazetametro.net

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img