spot_img

Prindërit i dërguan në një udhëtim nëpër botë, para se fëmijët e tyre të humbasin shikimin

spot_img

Vajza e tyre, Mia ishte vetëm tre vjeç kur çifti kanadez Edith Lemay dhe Sebastien Pelletier vunë re për herë të parë se ajo kishte probleme me shikimin.

Disa vjet pasi e çuan për herë të parë te një specialisht, Mia u diagnostikua me retinis pigmentosa, një gjendje e rrallë gjenetike që shkakton humbje të shikimit me kalimin e kohës.

Në këtë pikë, Lemay dhe Pelletier të cilët janë të martuar qe 12 vjet, kishin vënë re se dy nga djemtë e tyre, Colin/7 vjeç dhe Laurent/5 vjeç, kishin të njëjtat simptoma.

Frika e tyre u konfirmua në vitin 2019, kur djemtë u diagnostikuan me të njëjtin çrregullim gjenetik.

Familja filloi të kursente, Lemay punonte në logjistikën e kujdesit shëndetësor dhe Pelletier në financa.

Pasi pandemia ndaloi planet e tyre fillestare të udhëtimit, familja me gjashtë anëtarë u largua përfundimisht nga Kanadaja në mars 2022 dhe tani janë në rrugë pa një itinerar, për një udhëtim të paharruar për fëmijët e tyre.

Qëllimi i tyre është të fokusohen në pamjet – kafshët, florën dhe faunën – dhe të përjetojnë gjëra që nuk do të mund t’i bënin në shtëpi.

Ata filluan udhëtimin e tyre në Namibi, ku panë elefantë, zebra dhe gjirafa. Më pas, ata u nisën për në Zambia dhe Tanzani, përpara se të zbarkonin në Turqi për një muaj. Në Mongoli dhe Indonezi.

“Udhëtimi është diçka nga e cila mund të mësosh. Është e këndshme dhe argëtuese, por gjithashtu mund të jetë shumë e vështirë. Mund të jesh i pakëndshëm. Mund të jesh i lodhur. Ka zhgënjim. Pra, ka shumë që mund të mësosh nga vetë udhëtimi”, ka thënë Lemay.

Lemay dhe Pelletier, të cilët kanë dokumentuar udhëtimet e familjes së tyre në rrjetet sociale, shpresojnë se përjetimi i vendeve dhe kulturave të ndryshme do t’u tregojë fëmijëve të tyre sa me fat janë, pavarësisht sfidave të tyre.

“Pavarësisht se sa e vështirë do të jetë jeta e tyre, doja t’u tregoja atyre se ata janë me fat vetëm që kanë ujë të rrjedhshëm në shtëpinë e tyre dhe që mund të shkojnë në shkollë çdo ditë me libra të bukur shumëngjyrëshe”, tha Lemay.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img