spot_img

Pritjes i erdhi fundi, nesër në ora 19:00 fillon transmetimin televizioni më i madh shqiptar

spot_img

Televizioni ATV, projekt medial i themeluar nga “Media Invest”, do të fillojë transmetimin nesër (e dielë) në ora 19:00, në të gjitha platformat digjitale në Kosovë, si: IPKO, Telekomi i Kosovës, ArtMotion, Kujtesa, Telkos, si dhe në platforma të tjera, raporton Korrespodenti.

Me një ekip të dëshmuar në fushën e medias, me skemë programore shumë dimensionale, ATV do të kultivojë standarde të larta profesionale, duke raportuar për ngjarjet e fundit nga Kosova, rajoni dhe bota.

Ekipës së ATV’së iu janë bashkëngjitur gazetarët dhe prezantuesit më të njohur në Kosovë, nga të gjitha televizionet kosovare.

Deri më tani, për disa nga programet që të transmetohen në ATV veç se jemi të njoftuar përmes promocioneve të vazhdueshme nga ky televizion në platformat online: Facebook, Instagram dhe Youtube.

Më poshtë po ju sjellim disa nga programet që do të transmetohen në ATV.

Po e nisim me edicionin e lajmeve.

Edicionet e lajmeve në ATV paraqesin prodhimin kryesor të deskut. Ekipi i gazetarëve dhe i personelit të produksionit përkujdeset që çdo ditë, t’i keni informatat e fundit nga vendi, rajoni dhe bota.

Lajmet e përzgjedhura dhe të vërtetuara, reagimet ndaj zhvillimeve kryesore ditore si dhe temat që shënojnë përditshmërinë e jetës në Kosovë, çdo ditë do të transmetohen në edicionin qendror të orës 19:00 dhe në edicionet tjera gjatë ditës.

Edicionin e lajmeve në ATV do ta drejtojnë prezentuesit e njohur: Resul Sinani, Aurora Susuri, Edona Zogu, Zija Rexhepi dhe Erona Salihu.

Programi i ATV’së do të jetë i pasur edhe më shumë emisione nga të gjitha fushat me standarde të larta profesionale.

KONTEKST është emision që trajton politikën dhe aktualitetin në vend, me autor Leart Hoxhën. Nëpërmjet debateve dhe intervistave, ky emision ka për qëllim t’i trajtojë temat më të rëndësishme shoqërore, bazuar në fakte, argumente dhe analiza, duke i vendosur ato në KONTEKST për shikuesit e ATV’së.

LIBERO është emision i mbrëmjes, i formatit talk show. Ashtu si kuptimi i emrit, që do të thotë LIRI, emisioni do të frymojë liri në qasjen dhe trajtimin e temave, në përzgjedhjen e të ftuarve, në shprehjen e ideve, qëndrimeve dhe bindjeve në raport me fenomenet shoqërore. LIBERO do të transmetohet dy herë në javë, të hënën dhe të premten prej orës 20:30. Në të dy ditët do të vijë në formate të ndryshme. Të hënën do të ketë format debati rreth temave nga fusha të ndryshme, por duke iu ikur temave të forta për ngjarjet e ditës, kurse të premten do të jetë një talk show ku personazhet e spikatura nga jeta publike me rrëfimet, eksperiencat dhe qëndrimet e tyre do të jenë në qendër të vëmendjes. Orkestra e ATV, do të jetë pjesë e emisionit dhe me performancat e saj do ta begatojë artistikisht emisionin LIBERO.

“Veç kesh” është emision argëtues dhe relaksues, i udhëhequr nga Xheki. Ky emision ka për qëllim të sjellë nëpër shtëpitë e të gjithëve energji të mirë dhe pozitive, duke qenë bashkë për më shumë se 90 minuta. Kryesisht do të jetë një format, që do të rrjedhë natyrshëm, me të ftuar, të cilët do të tregojnë një anë të tyre pozitive, nëpërmjet bisedave, barsoletave dhe lojërave që do të zhvillohen në studio. Në këtë emision do të ketë edhe performanca artistike, të shoqëruara nga bendi i ATV’së.

“E diela vlen” – Për gjithçka që jeni kureshtarë, flitet në “E diela vlen”. Zbuloni shije krejt të reja, takoni njerëz të ndryshëm, mësoni më shumë, kujdesuni për shëndetin tuaj, njihuni me vendin tuaj, qeshni, qani dhe gëzojeni jetën ndërsa e jetoni atë. Gjeni gëzim në udhëtime dhe ndajeni dashurinë tuaj me miqtë dhe familjen në vetëm “E diela vlen”. Muzika dhe vallëzimi do të jenë pjesë e programit të së dielës, me shumë të ftuar specialë nga fusha të ndryshme. “E diela vlen”, moderuar nga Vlera Jusufi , është emisioni qendror i së dielës në ATV dhe transmetohet prej orës 12:00.

“Direkt” është emision informativ i pasdites me Drin Ejupin Ky format me diskutime dhe kronika e sjell aktualitetin ditor nga fusha të ndryshme, me theks të veçantë nga politika, por dhe nga ekonomia, drejtësia, shëndetësia, sporti e kultura. Emri “Direkt” përcjell edhe konceptin e emisionit, i cili është LIVE, jo vetëm në studio, por edhe nga terreni kudo, me ngjarjet në zhvillim.

Studio A – Rrëfime të padëgjuara më parë, sakrifica që ia vlejtën, personazhe të cilave shoqëria nuk u dha vlerë e nuk i përkrahu, vende të pavizituara prej kohësh, tradita të harruara shqiptare, si dhe njohje dhe miqësi të reja do të zënë vend në emisionin e pasdites në ATV. Bisedat e muzika live në studio do ta plotësojnë 90-minutëshin e këtij formati. Studio A me Adelina Hasanin nga e hëna deri të premten, prej orës 16:00.

“N’frekuencë” është emision informativ-argëtues me Robert Bojajn.Ky emision përveç që trajton tema të ndryshme, ka një interaktivitet me dëgjuesit/shikuesit, të cilët japin mendimet e tyre rreth temave ditore, kompletojnë emisionin me informacione dhe video nga vendi ku ata jetojnë dhe ku ka ndonjë zhvillim që është në interes të publikut. Intervistat në studio dhe lidhjet direkte me gazetarë nga terreni, gjithashtu janë pjesë përbërëse e këtij emisioni. Gjatë rrugëtimit tonë të përditshëm dyorësh, muzika do të jetë padyshim e superpërzgjedhur.

A23 është emisioni informativ i mbrëmjes, i udhëhequr nga Flaka Vitaku. Me koncept dinamik, i cili përfshin lajmet e ditës, bisedën në studio, rubrika të aktualitetit e të sportit, A23 është stacioni juaj përfundimtar pas një dite të gjatë. A23 transmetohet LIVE nga e hëna deri të premten dhe përveç temave nga vendi, të cilat trajtohen në studio dhe në terren, rregullisht do të trajtohen edhe ngjarjet kryesore nga rajoni dhe nga bota.

“Ekipi A” është emisioni qendror i sportit në ATV, me Bujar Mehmetin e Doruntina Alshiqin. Me një format informativ-zbavitës, është emisioni më i veçantë sportiv i vikendit në Kosovë. Me të rejat më të fundit nga futbolli vendor dhe ai ndërkombëtar, nga sportet e tjera po ashtu, me analiza e me të ftuar në studio, si dhe me lidhje direkte, “Ekipi A” sjell detajet kryesore nga të gjitha zhvillimet sportive në vend dhe më gjerë.

ATV është kujdesur edhe për adhuruesit e serialeve, duke sjellë ekskluzivisht një nga dramat më të shikuara në historinë e kinematografisë turke. Hercai, çdo ditë prej orës 19:40

“Jona me yje” – Çdo të diel, prej orës 11:00- Bota e magjishme e fëmijëve do të vijë tek ju përmes emisionit “Jona me yje”. Qëllimi kryesor i këtij emisioni është edukimi dhe argëtimi i fëmijëve, ndërsa promovimi i tyre nëpër fusha të ndryshme do të bëhet në një mënyrë shumë të veçantë. Për më tepër, përmes këtij emisioni, ATV-ja do të jetë një derë e hapur për të gjithë yjet nga bota e më të rinjve.

“No Filt” – Çdo të shtunë, nga ora 20:00 – Emisioni “No Filt” është emisioni qendror i shoubizit në ATV, i udhëhequr nga Engjellusha Cakaj. Nëpërmjet rubrikave dhe intervistave, ky emision do të sjellë një anë tjetër të yjeve të shoubizit shqiptar. Rrëfimet e tyre, sukseset, dështimet, vuajtjet dhe gëzimet do t’i bëjnë ata të jenë transparentë dhe pjesë e një bote pa filtra.

ATV’ja, si projekt i “Media Invest”, do të funksionojë në ambiente gjigante, mbi themelet e Kolegjit AAB, i cili nëpërmjet Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, për 20 vjet me radhë u ka dhënë mediave në Kosovë profesionistë të spikatur dhe të përkushtuar, të cilët kanë lënë gjurmë në fushën e mediave në vendin tonë.

Investimet në teknologji janë bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë në fushën e medias. Si rezultat i kësaj, ATV-ja do të transmetojë nëpërmjet teknologjisë së fundit dhe më cilësoren në tregun mediatik në rajon dhe më gjerë. /Korrespodenti

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img