spot_img

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Vragoli ku mbet e vdekur një 33-vjeçare

spot_img

Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se dyshohet që viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Prokurorisë se dyshohet që viktima është ngufatur me jastëk nga motra e saj.

Dyshohet po ashtu se viktima dhe e dyshuara kanë probleme mendore.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img