Punonjës sezonal në Gjermani – Kurrë më!

spot_img

Në thertore dhe ferma ka pasur disa shpërthime të virusit Corona. Një shkak më shumë për të rishikuar edhe një herë gjendjen e punonjësve në këto vende. Politika ka paralajmëruar ndryshime.

“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj. Më gjatë nuk ka mundur të durojë, për shkak të orëve të tepërta të punës, kushteve të rënda, vendbanimeve të papastërta, mungesës së masave për mbrojtje nga virusi Corona. “Unë nuk e kam pranuar që me një dhomë të flejmë tetë persona, që një banjo të përdorim tetë vetë dhe që 30 persona të përdorin një kuzhinë”, thotë rumunja në bisedë me Deutsche Wellen, në reportazhin “Skandali me sistem”. Me një minibus me tetë ulëse futeshin nga 14 apo 15 persona dhe dërgoheshin në fusha për të punuar. Në mbrëmje ktheheshin në vendbanime, shpjegon ajo. Mbrojtja nga Corona në Gjermani duket ndryshe, e kjo duhet të vlejë edhe për punonjësit evropianolindorë.

Corona – një dëshmi tjetër për gjendjen

Mariana Costea është një nga shumë punonjësit evropianolindorë që kanë ardhur javët dhe muajt e fundit për të punuar në Gjermani, por ndër të rrallët që flasin hapur për gjendjen në ekonominë gjermane – në industrinë e mishit, në shërbimet e postës, në ndërtimtari, ndihmën e të moshuarve apo në bujqësi. Edhe vet ministri i Punës Hubertus Heil ka folur shpesh për gjendjen e rëndë në këto fusha në vitet e fundit: “Corona është si një gotë e djegur”, tha Heil në një konferencë shtypi ne Berlin. “Tani po shihen gjëra për të cilët është menduar se janë në rregull.”

Për këto “gjëra” flet edhe Alex B. në reportazhin e DW. Ai do të mbetet anonim. Ka frikë nga pasojat e mundshme. Dy vite ka punaur në fabrikën më të madhe të mishit në Gjermani, Tönnies: “Ata na i kanë vjedhur orët e punës. Në vend të tetë orëve, duke llogaritur edhe 45 minuta pushim, ne kemi punuar 10 deri në 13 orë në ditë. Pas kësaj pune je i mbaruar edhe psiqikisht.”

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img