spot_img

Ronaldo feston ditëlindjen e 36-të: Më vjen keq që nuk mund të vazhdoj edhe 20 vite tjera

spot_img

Cristiano Ronaldo është duke festuar ditëlindjen e 36-të, ai u shpreh nostalgjik për vitet e tij të cilat i përjetoi në futboll ku tha se nuk do jetë përgjithmonë në fushat e blerta.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është duke festuar 36 vjetorin e lindjes sot, ai shfrytëzoi rrjetin e tij social, Instagram, për ti shprehur ndjenjat e tij lidhur me 20 vitet si futbollist profesionist, transmeton lajmi.net.

Ronaldo kujtoi kohën kur ishte i ri në qytetin e Madeiras në Portugali, gjithashtu edhe udhëtimin e tij të karrierës së bujshme në Angli, Spanjë dhe në Itali.

“36 vjeç, e pabesueshme! Ndihem sikur gjithçka nisi dje, por ky udhëtim është tashmë plot aventura dhe histori për t’u mbajtur mend. Topi im i parë, ekipi im i parë, goli im i parë … Koha ikën!”, tha ai.

Nga Madeira në Lisbonë, nga Lisbona në Manchester, dhe nga Manchester në Madrid, nga Madridi në Torino, por mbi të gjitha, nga thellësia e zemrës time nëpër botë”, shtoi ai.

“Unë kam dhënë gjithçka që kam mundur, kurrë nuk u tërhoqa mbrapsht dhe unë gjithnjë jam përpjekur të jap versionin tim më të mirë të mundshëm. Në këmbim, ju më dhatë dashurinë dhe admirimin tuaj, vëmendjen tuaj dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar”, tha 36 vjeçari.

“Dhe për këtë, unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju falënderoj aq sa duhet. Nuk do mund të bëja këtë pa juve. Ndërsa festoj ditëlindjen e 36-të dhe vitin e 20-të si futbollist profesionist, më vjen keq që nuk mund t’ju premtoj edhe 20 vite të tjera nga kjo”, tha Ronaldo.

“Por ajo që unë mund të ju premtoj, është se për sa kohë që vazhdoj të luaj, ju kurrë nuk do të merrni më pak se 100% nga unë! Faleminderit edhe një herë për të gjithë mbështetjen tuaj dhe për mesazhet tuaja të mira gjatë kësaj dite. Kjo do të thotë shumë për mua dhe të gjithë keni një vend të veçantë në zemrën time” përfundoi Cristiano Ronaldo.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img