spot_img

Serbia armatoset rëndë, ja çfarë thotë Ministri i Mbrojtjes së Kosovës

spot_img

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka thënë se është në traditën e Serbisë që të jetë luftë nxitëse.

Po i testojnë mjetet e rënda ushtarake të prodhuara në Rusi.

Për herë të parë, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë kinezë.

Në fakt ky është dislokimi i parë i mjeteve fluturuese kineze pa pilot në Evropë.

Ndërkohë, 26 lloje të ndryshme të armeve dhe pajisjeve më të fundit Ruse e Kineze u përdorën nga ekipet e forcave speciale të Ushtrisë Serbe.

Manovrat e quajtura Bashkëpunimi 2020 ishin demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtëritur të Serbisë dhe u ndoqën nga afër edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuciq.

Ky i fundit tha se po forcon ushtrinë serbe për të parandaluar çdo agresor.

“Kjo është një ushtri e mirë, një ushtri e gatshme, e aftë dhe e stërvitur për të shpëtuar vendin tonë në rast se dikush mendon të kryejë agresion ndaj saj. Ne jemi duke forcuar ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor nga sulmet. Ne nuk duam ose mendojmë të zhvillojmë ndonjë konflikt agresiv, të hyjmë në to” tha Aleksander Vuçiq, Presidenti i Serbisë.

Kësaj deklarate të Komandantit Suprem të Ushtrisë Serbe, iu është përgjigjur Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni.

Ky e cilësoi si tendencë për viktimizim, deklaratën e të parit të Serbisë.

“Eshte fakt qe tentojne te tregojne te tregohen si popull I viktimizuar dhe keshtu e krijojne nje lloj paranoje tek populli serb per tju sherbyer interesave te regjimit te Beogradit.” tha Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes

Armatosjen e Serbisë me këto armë të rënda e Anton Quni e sheh si shqetësuese.

Quni që ka karrerë të gjatë ushtarake, duke qenë se është edhe një nga drejtuesit e betejës së Koshares, vlerëson se një furnizim me armtë të tilla i Serbisë, paraqet rrezik potencial për stabilitetin në Kosovës, por edhe rajonit.

“Po ne e shohim si rrezik potencial se mesazhi eshte I tille. Nese deshtojne proceset paqesore proceset e ndermjetesuara per tu arritur jo vetem stabiliteti mes kovoes e serbise por edhe me gjere, Serbia ashtu sic ne te kaluaren ka vepru per ti permbushur interesat e veta nacionale, nuk heq dore edhe nga dhuna ushtarake.”

Sipas tij, shqetësime për këto manovra serbe duhet të kenë edhe komuniteti ndërkombëtarë.

“Eshte ne traditen e ketij shteti qe te jete lufte nxitese dhe eshte nje fakt per te cilin duhet te shqetesohemi jo vetem ne si Kosove, por edhe komuniteti nderkombetare”

Serbia kohë më parë kishte blerë edhe në të kaluarën armë të modelit rus, përfshi edhe sistemin e mbrojtjes raketore S-400.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img