spot_img

Shefi i kuzhinës masakron shqiptarin me armë të ftohta/ Fqinjët lajmërojnë policinë

spot_img

Italiani 45-vjeçar, Francesco D’Agostino, me profesion shef kuzhine, është shpallur fajtor për vrasjen e një të riu shqiptar. Ai e goditi për vdekje me shufër hekuri dhe me thikë Serxhio Markun, 21 vjeç në qendër të qytetit Stafford, Angli. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 11 Shtator 2019 dhe tashmë gjykata ka shpallur fajtorin.

Sipas policisë, shqiptari hyri për të shpërndarë kokainë në banesën e D’Agostino, dhe ky i fundit e tërhoqi brenda, më pas nisi sherri i dhunshëm. Marku u përpoq të shpëtonte nga italiani por nuk ia doli. D’Agostino e tërhoqi me forcë dhe e goditi me thikë e shufër metalike derisa e la pa shenja jete në dyshemenë e kuzhinës.

Një fqinje që jetonte përballë deklaroi se kishte dëgjuar një person duke bërtitur:

Nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, nuk mund të marr frymë!
Një tjetër fqinje, Zoe Pellatt, telefonoi emergjencën pasi dëgjoi një burrë duke u lutur:

Çfarë bëra?
Shqiptari është gjetur nga policia i shtrirë me fytyrë në dysheme dhe të rrethuar nga një pellg me gjak. Ai kishte marrë rreth 50 plagë në kokë dhe disa në trup. Serxhio Marku u shpall i vdekur në spital rreth 2 orë pas ngjarjes. Ditën e nesërme pritet të jepet dënimi për autorin nga gjykata.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img