spot_img

Shqiptari në Gjermani akuzohet se ndihmoi një grua ta vriste sozinë

spot_img

Një shqiptar nga Kosova akuzohet se i ka ndihmuar 23-vjeçares gjermano-irakiane, Sheraban K., që të vriste një “sozi” të saj në Ingolstadt të Gjermanisë, vetëm që të inskenonte vdekjen e vet.

Trupi i viktimës ishte gjetur në muajin gusht të vitit të shkuar, në një veturë të tipit “Mercedes” në Ingolstadt. Viktima fillimisht u identifikua si Sharaban K. grimere 23-vjeçare që banonte në Munich.

Megjithëse familjarët e kishin identifikuar, autopsia ngriti dyshime mbi identitetin e saj. Në fund doli se viktimë ishte Khadidja O, blogere që komentonte online esktetikën, e që banonte në Heilbronn, shkruan “The Guardian”.

Viktima i përngjante shumë të dyshuarës. Shtypi gjerman e cilësoi rastin menjëherë si “vrasja e sozisë”.

23-vjeçarja Sharaban akuzohet se u ndihmua nga një 23-vjeçar nga Kosova, i emëruar vetëm si Sheqir K. Sharaban u arrestua nga policia më 19 gusht të vitit të shkuar, por vetëm këtë javë i janë afruar zbulimit të motivit të aktit të rëndë.

Pas hetimeve, “del se vrasësja ka dashur të fshihej prej një konflikti familjar duke inskenuar vdekjen e vet”.

Sipas Policisë, disa gra që i ngjajnë Sharabanit janë kontaktuar nga e dyshuara në javët para vrasjes.

Nëse shpallen fajtorë, dy të akuzuarit do të përballen me burgim të përjetshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img