spot_img

Sigal Prishtina – Trepça, përballja e pestë dhe vendimtare

spot_img

E diela është dita e derbit mes Sigal Prishtinës dhe Trepcës.

Kjo është përballja e pestë gjysmëfinale dhe njëkohësisht vendimtare.

Kush e fiton këtë sfidë do të kualifikohet në finale, aty ku po e pret Peja, që ka eliminuar Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale.

Takimin e parë gjysmëfinal e fituan prishtinasit 82:70, por më pas fituan mitrovicasit 77:68.

Kryeqytetasit kaluan sërish në epërsi 2:1, kur fituan 87:71, ndërsa takimin e fundit e fituan ‘Xehetarët’ 82:77, duke bërë që finalisti të përcaktohet në sfidën e pestë. Mitrovicasit në çerekfinale kishin mundur Bashkimin, ndërsa bardhekaltrit u kualifikuan direkt nga vendi i parë.

Në edicionin e rregullt të garave, Prishtina përfundoi e para me 22 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Trepça e katërta me 17 fitore e 11 humbje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:15, ndërsa interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img