spot_img

Stafi i urgjencës në Suharekë i del në përkrahje Ballkanit: Vetëm fitore, ja sot ja kurrë

spot_img

Stafi i urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, i kanë dalë në mbështetje skuadrës së këtij qytetit ‘FC Ballkani’. Ekipi suharekas sot luan ndeshjen vendimtare ndaj Gjilanit, ku edhe mund të vendoset fati i titullit kampion, shkruan Gazeta Metro.

Sot në xhiron e 32’të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohen pesë ndeshje.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku edhe do të luhet krye-ndeshja e kësaj jave, Gjilani do të jetë nikoqir i Ballkanit.
Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitore, ndryshe barazimi do ta bënte kampion skuadrën tjetër nga Gjilani, Dritën.

E Ballkanin nga Suhareka gjatë mëngjesit të sotëm i kanë dalë në përkrahje stafi i urgjencës në QKMF, ku në rrobat e tyre kanë shkruar ‘FORCA BALLKANI’ si dhe kanë mbajtur në duar letra ‘VETËM FITORE’ dhe ‘JA SOT JA KURRË’.

Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 63 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e dytë me 64 pikë. Drita aktualisht është e para me 68 pikë dhe një ndeshje më shumë.

Më poshtë keni fotografinë e publikuar nga stafi i urgjencës në Suharekë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img