spot_img

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç mbledh mbështetësit në Beograd: Takimi më i madh në historinë e Serbisë

spot_img

Situata në veri të Kosovës, komuna me shumicë serbe që tashmë drejtohen nga kryetarë shqiptarë, po shoqërohet sot me tensione.

Në të katër komunat, u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur në tubim para objektit komunal në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit. Gjithashtu se ka pasur të shtëna me armë zjarri, përplasje fizike dhe një makinë e djegur e efektivëve të Policisë së Kosovës. Pesë policë të Kosovës janë lënduar

Sakaq Partia Përparimtare Serbe, e kryesuar nga Vuçiç ka paralajmëruar sot një takim të madh në sheshin Nikola Pashiç në Beograd, para Kuvendit Popullor, duke e cilësuar “takimin më të madh në historinë e Serbisë”.

Që nga mëngjesi i sotëm në Beograd kanë mbërritur autobusët me mbështetës, të cilët do të jenë pjesë të kësaj mbledhjeje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se në takim do të flasë si president i vendit, jo si kryetar i partisë dhe do të ofrojë zgjidhje të reja dhe dialog me ata që mendojnë ndryshe. Ai tha se tubimi i sotëm nuk është tubim i SNS-së dhe as kundër tubim.

Një numër i madh i policëve dhe snajperëve janë vendosur në çatitë e ndërtesave përreth Kuvendit të Serbisë, transmeton N1.

Policia me veshje civile është vendosur para Kuvendit. Zyrtarët qeveritarë hyjnë në ndërtesën e Kuvendit Kombëtar nga rruga “Kosovska”.

Liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Milan Knezheviç dhe Andrija Mandiç, me ftesë të Vuçiçit do të marrin pjesë në takimin e sonte në Beograd. Edhe Knezheviç në një bisedë telefonike ka konfirmuar për Televizije Vijesti se do të flasë në protestë./albeu.com/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img