spot_img

“Tetori i kuq” në Egje, Greqia dhe Turqia gati për luftë

spot_img

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë duket se janë në kulmin e tyre. Sytë e të gjithëve, si nga Zyra e Kryeministrit në Greqi ashtu edhe nga Forcat e Armatosura, janë “fiksuar” në lëvizjet e “Oruc Reis” dhe flotës turke që lundron me anijen sizmografike në shelfin kontinental grek. Mediat greke shkruajnë se Forcat e Armatosura janë në gjendje gatishmërie të shtuar për të reaguar menjëherë nëse ka një provokim ekstrem turk.

Me Ankaranë që rinovon përsëri Navatex për “Oruc Reis” përsëri deri më 4 nëntor, është e arsyeshme të vihet në dyshim nëse anija turke do të jetë afër arkipelagut Megisti dhe të kryejë kërkime.

Greqia lëshoi disa orë më parë foto nga mobilizimi i Forcave të Armatosura në Mesdheun Lindor. Forcat e Armatosura greke janë në gatishmëri të lartë, veçanërisht në zonën e ishullit Kastelorizo, ku Flota Detare monitoron lëvizjet e Oruc Reis minutë pas minute, duke pasur udhëzime për të mos lejuar asnjë lëvizje të flotës turke brenda zonës prej 6 miljeve detare nga brigjet e saj.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img