spot_img

“Thaçi ka sekrete që s’ia thotë Speciales se …”, Baton Haxhiu tregon çka foli në telefon me ish-presidentin

spot_img

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj gazetarit Baton Haxhiu, pas intervistës së tij në “Opinion” me Arian Çanin.

Haxhiu në emisionin televiziv, ka treguar se ka folur me ish-presidentin Hashim Thaçi që gjendet në burgun e Hagës, por ka thënë se ai nuk ka thënë asgjë, pasi sipas tij, atje “gjithçka është e përgjuar.

E sipas Zaimit, Haxhiu me këtë deklaratë lë të kuptohen tri gjëra.

“Thaçi ka sekrete që nuk i thotë dot se është i përgjuar nga Gjykata Speciale. Se Thaçi do t’ia thoshte ato sekrete Batonit, po të mos ishte i përgjuar. Dhe se Batoni këto gjëra i thotë në TV, në mënyrë që edhe Gjykata Speciale ta dijë se Thaçi paska ca sekrete, që nuk i flet ngaqë përgjohet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Çani Batonit – A ke fol në telefon me Thaçin, si po kalon në burgun e Hagës, ça thotë?

Batoni Çanit – Po, kam fol, po s’thotë gjë, s’ka ça thotë se atje është gjithçka e përgjuar.

Mjafton kaq për të kuptuar se Batoni nuk është thjesht gazetar, as thjesht “njeri i Thaçit”.

Ai na lë të kuptojmë tre gjëra:

– Thaçi ka sekrete që nuk i thotë dot se është i përgjuar nga Gjykata Speciale.

– Se Thaçi do t’ia thoshte ato sekrete Batonit, po të mos ishte i përgjuar.

– Dhe se Batoni këto gjëra i thotë në TV, në mënyrë që edhe Gjykata Speciale ta dijë se Thaçi paska ca sekrete, që nuk i flet ngaqë përgjohet.

Për mua del qartë se cili është profesioni jogazetaresk i Batonit, dhe se cili është financuesi e punësuesi i tij, që siç duket paska interes që ta ekspozojë e ta fajësojë sa më shumë Thaçin para GjS-së. Batoni “helmon” duke “ledhatuar”.

Çfarë nuk e kam ende të qartë është interesi i madh që kanë disa media shqiptare për Batonin. Mbase nuk e kam të qartë ngaqë u publikua vetëm fondi që shpenzonin shërbimet e Greqisë për ndikimin e medias dhe opinionit në Shqipëri. Nuk u publikuan fonde të ngjashme nga vende të tjera.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img