spot_img

Trajneri i Mallorcas çon në qiell Muriqin: Ishte Vedati ynë i zakonshëm

spot_img

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, u prononcua në fund të ndeshjes, pasi Mallorca mposhti 1:0 Real Madridin.

Vedat Muriqi ishte protagonist i madh i kësaj ndeshje, pasi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë. Të tillë e cilësoi edhe vetë trajneri i skuadrës ishullore.

Minuta e 13’ ngjau sikur ishte një moment ngazëllimi për Vedat Muriqin, i cili pasi u shkëput mirë me kokë, pa topin teksa po futej në rrjetë. Megjithatë, ai gol më vonë iu regjistrua Nachos si autogol.

Për trajnerin Aguirre një fakt i tillë nuk përbën aspak problem, sepse ai është ndarë i kënaqur me nivelin e angazhimit që ka demonstruar sulmuesi “dardan” gjatë sfidës në fjalë.

“Më pëlqeu shumë kundër Real Madridit. Me sa duket nuk i është regjistruar atij goli. E kuptova tek në fund. Nuk ka lidhje rreth golit nëse i regjistrohet atij apo jo. E rëndësishme është që të kontribuojë kështu, si në fazë ofanzive, ashtu edhe në atë defanzive. Ishte Vedati ynë i zakonshëm. Për mua është e mjaftueshme që u paraqit kësisoj këtë të diel”, tha ai për mediat spanjolle pas ndeshjes.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img