spot_img

Trump shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale – Biden: Ai e dështoi Amerikën

spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ish-presidenti Donald Trump, e ka dështuar Amerikën.

Ky reagim i Biden vjen pasi Trump njoftoi se është gati që ta shpallë kandidaturën e tij presidenciale për zgjedhjet elektorale që pritet të zhvillohen në vitin 2024.

Kujtojmë se Trump shërbeu si president i ShBA-së nga viti 2017 e deri në 2021. Pas tij u zgjodh Biden i cili tashmë synon edhe një mandat.

Donald Trump të martën në mbrëmje njoftoi kandidaturën e tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, duke shkaktuar një periudhë tjetër trazirash në politikën amerikane dhe veçanërisht partinë e tij politike.

“Për ta bërë Amerikën të madhe dhe të lavdishme përsëri, unë sonte po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump nga salla e ballos së klubit të tij privat Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, ku qëndroi në një skenë mbushur me flamuj amerikanë dhe pankarta Make America Great Again.

Duke u zotuar të mposht Joe Biden në vitin 2024, ai deklaroi: “Epoka e artë e Amerikës është pak përpara”.

Njoftimi i shumëpritur nga një president i akuzuar dy herë, i cili nxiti një sulm vdekjeprurës ndaj Kongresit duket i garantuar për të thelluar një ndarje të fortë partizane që ka nxitur frikën e rritjes së dhunës politike.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img