spot_img

“U dhunua barbarisht në lokal…”/ Detaje nga ngjarja në Malësinë e Madhe: Danieli u torturua për 5 orë

spot_img

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, të rinjtë të cilët u vranë me armë zjarri nga Daniel Pepaj, kushëriri i tyre pritet që të përcillen për në banesën e fundit. Pas përplasjeve për parcelat e drogës, zbulohen detaje të reja lidhur me djemtë në fjalë, përfshirë edhe autorin e dyshuar. Ndërkohë të afërmit e viktimave u drejtohen banesave të tyre për ngushëllime, ndërsa në shtëpinë e Rrok Pepajt të atit të Daniel Pepajt, gjendet një makinë e forcave policore. Sipas Fax News nga sherri që çoi në vrasjen e të rinjëve fshihet një tjetër element.

Bëhet me dije se Daniel Pepaj, 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes, është rrahur barbarisht pak ditë ma parë. Danieli është rrahur barbarisht në një lokal në Bajzë dhe për këtë ka dijeni edhe pronari i lokalit i cili ka qenë prezent gjatë momentit që ka ndodhur krimi. Burime nga të afërm të Daniel Pepajt bëjnë me dije se 25-vjeçari është troturuar për rreth 5 orë në lokal, ndërkohë që nga policia nuk ka asnjë hetim në lidhje me ngjarjen dhe dhunën ndaj të riut, megjithëse ka persona që kanë dijeni për dhe e kanë parë çfarë ka ndodhur.

Po ashtu sipas dy të njohurve të kushërinjëve Pepaj, dy të rinjtë mund të jenë viktimë e dikujt tjetër, ndërsa thuhet se Çutaj ka jetuar në Francë dhe është depërtuar nga atje, ndërkohë që nuk ka bërë asnjëherë burg.

Të afërmit kanë thënë:

Dy djemtë Pepaj kanë qenë viktimë e dikujt. Kam dyshime se Danjeli nuk e kishte të veten parcelën, kujdesej për të. Vëllai i Danjelit i traumatizuar nga lajmi, punon në ndërtim në Itali. Është një njeri me një familje të mrekullueshme, dhe madje kur e ka marrë ne telefon Danjeli ka thënë ‘vrit veten’ se s’ke ça bën tani.
Rrjedha e ngjarjes:

Prifti i fshatit, i cili ka marrë pjesë në operacionet e kërkimit të Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt, i ka kërkuar Rrok Pepajt që të tregojë vendin e krimit duke i thënë se është mallkim i parikuperushëm nëse di diçka dhe e fsheh. Kjo e ka vendosur Pepajn në situatë të vështirë dhe ka vendosur të tregojë gjithçka. Ai ka rrëfyer gjithçka duke çuar policinë por edhe vetë atë drejt vendngjarjes. Trupat janë gjetur 3 metra distancë nga njëri-tjetri, ishin të nxirë totalisht. Njëri është gjetur i shtrirë në pozicionin që ka rënë, Klementi, ndërsa Vilsoni thotë një burim i sigurt, është gjetur pak më larg, dhe ishte zvarritur pak metra nga vendi ku ka rënë fillimisht. Burimi thotë se po të ishin gjetur shpejt, Vilsoni mund të kishte mbijetuar. Telefonin e Çutajt e kishte marrë Danjeli, pasi ka pasur dyshime se mbijeton dhe iu përgjigjet telefonatave apo do bënte ndonjë telefonatë. Ngjarja e nisur në Bajzë, ka bërë që Klementi dhe Vilsoni ta detyrojnë Danjelin të betohet për 50 kg drogë që kishte humbur. Për këtë e kanë dërguar në kishën e Bajzës ku edhe është betuar. Por nën dhunën e fortë edhe pas betimit, Danjeli ka pranuar se e ka vjedhur hashashin. I ka drejtuar drejt parcelës së tij. Aty ai kishte ndërtuar një çadër ku linte materialet e punës dhe flinte. Në fakt i ka futur në kurth 2 të rinjtë, që kishin shkuar të merrnin plaçkën e tyre, duke nxjerrë kallashin nga çadra dhe qëlluar në drejtim të Klementit, që e ka kapur një plumb në ballë dhe Vilsonit me dy plumba në brinjë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img