Vashat e Skenderajt në finalen e madhe sikurse Drita te meshkujt

spot_img

Skenderaj ka siguruar finalen e madhe të Playoffit, të enjten mbrëma, pasi mposhti edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Fer Volleyn.

Vashat e drejtuara nga trajneri Ylli Kadriu triumfuan me rezultat 2:3 (18:25, 13:25, 25:19, 25:20, 13:15), pasi në ndeshjen e parë fituan me rezultat 3-0 (25-20, 25-14, 25-21).

Kësaj radhe, skenderajaset hasën në rezistencë shumë më të fortë nga nikoqiret, të cilat luftuan fuqishëm, duke arritur të barazonte rezultatin në 2-2 në sete, pasi e gjeti veten në disavantazh pas dy seteve të parë.

Mirëpo, mysafiret nuk lejuan befasi dhe fituan setin e pestë me dy pikë diferencë, për të siguruar finalen e madhe të Playoffit.

Skenderaj, në finale, do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes M-Technologie dhe Drita. Ekipi prishtinas kishte fituar ndeshjen e parë në Gjilan, ndërsa përballja e dytë luhet të premten me fillim nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Peja në finale të Playoffit

Peja ka siguruar finalen e madhe të Playoffit pasi arriti të mposht Dritën në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Playoffit, në konkurrencën e meshkujve.

Pejanët arritën të përmbysin disavantazhin nga ndeshja e parë, duke fituar dy përballjet pasuese gjysmëfinale për të arritur finalen e madhe.

Sonte, e enjte, Peja triumfoi me rezultat 0:3 (21:25, 22:25, 16:25), në një takim të dominuar nga ta, ndërsa gjilanasit rezistencën më të madhe e treguan në setin e tretë me po aq pikë diferencë.

Verdhezinjtë në finalen e madhe do të takohen me Ferizajn.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img