spot_img

Vazhdon takimi i paparalajmëruar Kurti – Lajçak

spot_img

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka ardhur sërish në Kosovë. Ai edhe në këto momente ndodhet në ndërtesën e qeverisë ku po diskuton me kryeministrin Albin Kurti. Kjo është vizitë e papritur.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë.

Ai tha se pas përfundimit të këtij takimi, Kurti vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare.

“Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend”, u shpreh Kryeziu, duke aluduar në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debat parlamentar për grevën në arsim dhe administratë publike.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img