spot_img

Vdes këngëtarja e njohur, shkaqet nuk janë bërë të ditura

spot_img

Ka vdekur këngëtarja e njohur.

Këngëtarja britanike nga Manchester, Denise Johnson, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmi është konfirmuar pasditen e sotme nga një mik i saj në Twitter dhe më pas edhe nga familjarët.

Thuhej se prej një jave ajo ishte e sëmurë por të premten, pasi kishte folur me disa miq, këngëtarja kishte thënë se ndihej shumë më mirë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes.

Pas lajmit të trishtë, edhe kolegia e grupit “Happy Mondays”, Rowetta, ka shprehur dhimbjen për Denise duke u ndalur te zëri i saj brilant.

“Lajm i trishtë. Kam kaq shumë kujtime nga Denise kur ishim të reja. Humbje e madhe për Manchester-in dhe për muzikën. Ngushëllime familjes dhe të dashurve”, ishin fjalët e tyre ngushëlluese.

Denise njihej për vokalin e muzikës së lehtë e ritmike afro-britanike të viteve 1990-të, me grupin “Primal Scream” dhe albumin e tyre të famshëm “Screamadelica”./Lajmi.net/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img