Vdiq vetëm 30 minuta pasi u lëshua në shtëpi, rezultoi negativ në testin për Covid-19

spot_img

Besim Tafarshiku, 67-vjeçar nga Gjakova i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë, vetëm 30 minuta pasi ishte liruar nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur nipi i tij, Ali Tafarshiku në një postim Facebook, i cili tha se sot kanë pranuar rezultatin se xhaxhai i tij nuk ishte i infektuar me koronavirus.

“Sot pranuam edhe rezultatin e testit për familjarin e ndjerë Besim Tafarshiku, i cili ka rezultuar NEGATIV me Covid-19. Dhimbja veç sa shtohet kur e kujtojmë trajtimin që i bënë në çastet e fundit të jetës së Tij. Zyrtarisht si familje kemi hapur rast dhe do ta vazhdojmë betejën për drejtësi deri në fund”, ka shkruar nipi i tij, Ali Tafarshiku.

Tafarshiku po trajtohej para tri dite në repartin e Pulmologjisë në Gjakovë, pasi kishte pasur dhimbje në gjoks dhe po dyshohej për virusin COVID-19.

Nipi i tij, Ali Tafarshiku në një bisedë me Gazetën Sinjali ka treguar se ka telefonuar në numrin e emergjencës mbi 20 herë, por nuk ka marrë përgjigje, derisa është detyruar të shkojë në këmbë për të kërkuar një ambulancë për xhaxhain e tij.

Gazeta Sinjali ka dy ditë që po tenton të kontaktojë me spitalin “Iza Grezda” në Gjakovë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img