spot_img

Vëllai vrau të motrën/ Flet shefi i Policisë: Viktima erdhi para tre ditësh nga Gjermania, kufomën e gjetëm në banesë

spot_img

Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku shtetasi Fabian Vukaj vrau motrën e tij Diana Vukaj, ka reaguar edhe shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Paulin Çupi. Ai deklaroi se viktima është gjetur e pajetë brenda banesës së saj. Diana Vukaj ishte emigrante në Gjermani dhe kishte 3-4 ditë që ishte kthyer në vend. Gjithashtu shefi i komisariatit sqaroi se vrasja është kryer me armë zjarri, dhe jo me thikë siç u raportua fillimisht në media për shkak se nuk kishte informacione të plota. Autori i ngjarjes u arrestua menjëherë nga policia. Mësohet gjithashtu se motër e vëlla vazhdimisht kishin koinflikte me njëri-tjetrin dhe kjo dyshohet paraprakisht të jetë arsyeja e krimit të rëndë në familje.

Paulin Çupi u shpreh për mediat:

Marr një telefonatë që Diana Vukaj ka humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit. Në vlerësim të telefonatën kemi organizuar policinë kemi verifikuar në shtëpinë e saj ku është gjetur e pajetë Vukaj. Kemi bërë kontrolle dhe përreth ambienteve të shtëpisë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj. Mendohet që kemi të bëjmë me një krim brenda familjes, ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante në Gjermani dhe është kthyer para 3 ose 4 ditësh. Vrasja është kryer me armë zjarri, janë siguruar prova. Kufoma ishte brenda në banesë në dhomën e gjumit të saj. Autori i dyshuar është në kushte depresioni dhe në gjendje të alkoolit. Do sqarojmë rrethanat.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img