spot_img

Vjen lajmi aspak i mirë/ Priten masa të reja anti- Covid. Detajet e fundit

spot_img

Pritet që gjatë këtyre ditëve të merren masa të reja anti-Covid. E gjithë kjo, për shkak të rritjes së rasteve me këtë sëmundje gjatë ditëve të fundit.Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e masave të reja. Ai ka thënë se janë duke e vlerësuar situatën në vend.

“Ne bashkë me Instituti e Shëndetit Publik dhe me institucionet e tjera jemi duke e vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, nuk kemi ndonjë propozim. Të enjten e kem takimin e Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 do ta vlerësojmë situatën pastaj do të vendosim”, ka deklaruar Zemaj.

Ndryshe, në dy ditët e fundit kemi parë rritje të madhe të rasteve me Covid. Për më tepër, është rritur dukshëm edhe numri i të vdekurve.
Derisa ditën e djeshme IKSHP ka njoftuar për 9 raste të vdekjes nga Covid- 19, të hënën IKSHP ka konfirmuar 10 viktima nga koronavirusi.Ekspertët shëndetësor konsiderojnë se fushata e zgjedhjeve të kaluara ka ndikuar në rritjen enorme të rasteve me koronavirus, ku nuk janë respektuar rekomandimet e IKSHP-së nga ana e partive politike, duke zhvilluar tubime të mëdha.

Në anën tjetër, gastronomët kanë paralajmëruar mos respektim të masave të reja, për shkak se sipas tyre, partitë politike ishin fajtore për rritjen e këtyre rasteve.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img