Vrasja mafioze e shqiptarit në Ekuador, policia arreston familjarët: “Fshehën provat”

spot_img

Detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes së 45-vjeçarit shqiptar, Adriatik Tresa në Ekuador. Mediat spanjolle raportojnë se janë ndaluar tetë persona, nga të cilët vetëm një u procedua penalisht.

Prokurori Walter Jaramillo, tregoi se midis atyre ishin gruaja e viktimës, vjehrrit e tij, tre kunetërit dhe dy rojet e sigurisë.

“Familjarët e të ndjerit janë përgjegjës për fshehjen e provave në vendin të ngjarjes, pasi ata morën dokumente, një çantë, një makinë dhe telefonin celular të viktimës. Por ende nuk ka detaje të qarta”, tha Jaramillo.

Vetëm kunata e tij 26- vjeçare ishte pranë Tresës kur u ekzekutua me 6 plumba dhe prokuroria ka urdhëruar që të paraqitet në mënyrë periodike në Prokurori, për kohëzgjatjen e udhëzimit fiskal, që është 30 ditë.

Prokurori përmendi se gjashtë prova balistike u gjetën në vendin e krimit dhe se një burrë tjetër hyri në ndërtesën e shqiptarit, i veshur me një jelek të ngjashëm me ato të veshur nga policia.

“Ata u paraqitën si polici anti-drogë. Ajo cfarë është për t’u habitur është që kamerat e sigurisë në shtëpi ishin shkëputur, nuk kishte asnjë grabitje, asgjë nuk ishte hapur, sepse supozohet se bastisja ishte për ‘sqarim’”, deklaroi Jaramillo.

Prokurori Walter Jaramillo se kunata dhe i ndjeri ishin ulur në një divan dhe kur ajo u ngrit për të kërkuar që t’i tregonin asaj urdhrin e kontrollit, një nga burrat qëlloi Tresën gjashtë herë me pushkë. Siç raportojnë mediat skena ka qenë e përgjakshme.

Menjëherë pas kësaj, fqinjët kanë raportuar të shtënat në polici dhe kanë parë vrasësit të largohen me shpejtësi me makinat e tyre. Ndërkohë organet e hetimit kanë dhënë disa detaje në lidhje me këtë ekzekutim.

Sipas tyre, kanë qenë të paktën shtatë persona që morën pjesë në vrasjen e 45 vjecarit: dy shoferë, dy persona që ruanin jashtë banesës dhe tre të tjerë që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan shqiptarin, i cili rezulton të jetë i martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante dokumenta të rregullta qëndrimi në Ekuador.

Autoritetet ekudoriane zbuluan se viktima ishte pjesë e një hetimi të Njësisë Kundër Narkotikëve, si i dyshuar në përfshirjen e trafikut të drogës.

Tresa ka qenë më herët i dënuar për posedim dhe armëmbajtje pa leje për gati trembëdhjetë muaj. Përveç kësaj, ai ka qenë nën hetim në vitin 2013 për krimin e pastrimit të parave. Vitet e fundit ka pasur disa episode të dhunshme ku janë përfshirëë shqiptarët.

Prokurori i cështjes tha se disa javë më parë disa persona janë përpjekur të rrëmbenin të Tresën por pa sukses. Në maj 2013, Adriatik Tresa u arrestua në një shtëpi në Samborondón të Ecuadorit së bashku me disa persona të tjerë si pjesë e hetimit për vdekjen e gazetarit Fausto Valdiviezo.

Ministri i atëhershëm i brendshëm, José Serrano, tha se një bandë kushtuar trafikut të drogës dhe pastrimit të parave ishte e përfshirë në krimin e ndodhur ndaj gazetarit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img