“Xhihadi Islamik” paralajmëron Izraelin: Çdo atentat ndaj ushtarëve tanë do sjellë bombardimin e Tel-Aviv

spot_img

Armëpushimi mes Izraelit dhe grupeve militante islamike të Palestinës mbetet i brishtë.Konflikti mes tyre la mbi 250 të vdekur, shumica palestinezë, por fraksionet që luftuan për Gazën thonë se palët i ndan vetëm një vijë e hollë e kuqe e cila mund të kapërcehet menjëherë në rast sulmi nga ana e Izraelit.

“Çdo atentat ndaj komandantëve ose ushtarakëve tanë, kudo qoftë, do të sjellë bombardimin e Tel-Avivit,” paralajmëroi shefi i grupit palestinez, Xhihadi Islamik.

“Unë u këshilloj sionistëve të kthehen dhe të ri-blejnë shtëpitë që shitën nëpër Europë, në Amerikë dhe kudo tjetër,” shtoi komandanti i forcave të Iranit, me idenë se izraelitët duhet të lënë territoret palestineze që ata kanë zënë.

ReklamëXhihadistët mbajtën në fundjavë një paradë ushtarake në qytetin e Gazës.

Grupi militant, Hamas, që kontrollon qytetin, ka thënë se armëpushimi është i përkohshëm deri sa grupi të rimarrë fuqinë luftarake të humbur nga kundërsulmet izraelite.Sidoqoftë, jeta po i rikthehet ngadalë normalitetit, siç u pa në fundjavë edhe në plazhet e Gazës.“Falë Zotit lufta mbaroi. Mund të dalim jashtë normalisht dhe në qiej nuk kemi më dronë e avionët e armiqve, as shpërthime.”“Shpresoj që paqja të zgjatë dhe të mos trembemi prej frikës gjithë kohën. Fëmijët kanë qenë të shokuar, gjithnjë qanin, por situata është përmirësuar tani.”Në takimet që pati në rajon gjatë javës, Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, nuk i kurseu ladvdërimet për Egjiptin i cili ishte pala kryesore ndërmjetësuese e armëpushimit të 20 majit fundit mes Izraelit e palestinezëve.Edhe Izraeli dërgoi të dielën kryediplomatin e vet drejt Kajros, të parin që nga viti 2008, me fokus diskutimet për rindërtimin e Gazës dhe një marrëveshje të mundshme shkëmbimi të të burgosurve me grupin militant, Hamas.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img