spot_img

Zbulohen detaje të reja: E burgosura në burgun e Lipjanit bëri vetëvrasje me jelekun e saj

spot_img

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka dhënë detaje për vetëvrasjen në burgun e Lipjanit.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës e burgosura bëri vetëvrasje me jelekun e saj

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka dhënë detaje shtesë për vetëvrasjen që ndodhi sot në burgun e Lipjanit.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:40, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka bërë bërë vetëvarje me jelekun e saj duke e vendosur atë në dritare të dhomës e burgosura me inicialet D.R.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.

Që nga momenti i pranimit e dënuara ka qen e vendosur në tretmanin e pranimit, gjegjësisht në regjimin fillestar sipas planit Operativ të SHKK-ës dhe Rekomandimeve dhe Udhëzuesve të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve. E dënuara që nga momenti i pranimit në QKFL nuk ka pasur shqetësime, është kontrolluar vazhdimisht nga stafi shëndetësor psikologëja dhe punëtorja sociale dhe asnjëherë nuk ka shpreh shqetësime.

Personi në fjalë ishte e dënuar për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img