Zbulohet e kaluara e errët e ish-të dashurit të 18-vjeçares që u soll e vdekur në dyert e spitalit

spot_img

Mbrëmë bëri bujë lajmi për vdekjen e një 18-vjeçareje në Ferizaj, e cila u la e vdekur para dyerve të spitalit. E siç duket,

Dardan Krivaça, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai përveç rastit tragjik të së dielës, ku dyshohet se bashkë me shokun e tij kanë dhunuar Marigona Osmani, ka qenë i përfshirë edhe në vepra të ndryshme penale.

Siç raportojnë mediat në Krivaça ka vepra të ndryshme penale përfshirë “Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”. Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt duke thënë se Dardan Krivaça është autor i disa veprave penale.

Ndaj Dardan Krivaçës rëndon edhe një akuzë e pakonfirmuar se kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një vajze tjetër në Francë. I riu, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa në Ferizaj njihej si person problematik, pasi ishte përfshirë në disa sherre me rrahje dhe plagosje me thikë.

Tashmë pas hekurave qëndron shoku i tij, Arbër Sejdiu, i cili bashkë me Krivaçën kishin çuar 18-vjeçaren në derën e spitalit pa shenja jete dhe më pas u larguan me një audi me targa zvicerane. Por vetëm pas disa orësh u arrit që të arrestohej Arbër Sejdiu, ndërkohë që Dardan Krivaça është në arrati.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img