Zeka: Ky person mund ta kthejë LDK-në në binarë, Lutfi Haziri nuk është i duhuri

spot_img

Më 14 mars do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku edhe pritet të zgjidhet kryetari i ardhshëm i kësaj partie.Njohësi i çështjeve politike në vend, Milaim Zeka thotë janë vetëm dy figura që mund ta kthejnë LDK-në në binarët e duhur.

“Personalisht nga të gjithë ata që i njoh janë dy faktor që munden me pru në binarë LDK ose kthimi i Vjoses ose Kujtim Shala nuk po shoh alternativë tjetër”, ka thënë Zeka.

Por, është Vjosa Osmani ajo e cila e ka mohuar idenë e kthimit në partinë e vjetër.“Vjosa ka shumë të drejt sepse kryesia e LDK, përveç që e ka përjashtu edhe e ka poshtëru edhe atë edhe Donika Gërvallën, Donikën e kanë ngre zvarrë”, ka theksuar Zeka.Sipas Zekës, Shala i ka të gjitha kapacitetet intelektuale dhe njerëzore për të drejtuar LDK-në.

“Mendoj se e vetmja alternativë është Kujtim Shala, i ka të gjitha kapacitetet edhe intelektuale edhe njerëzore”, shtoi ai për indeksonline.Ndër emrat e përfolur është edhe Lutfi Haziri, aktualisht kryetar i komunës së Gjilanit.

“Nuk mendoj që Luta mund ta qojë LDK-në përpara, përshkak të mos stabilitetit të tij politik. Ai nuk ka tregu ndonjë stabilitet politike në qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Zeka.Ndryshe, Haziri nuk e ka mohuar se do të jetë kandidat për kryetar të ri të LDK-së, por ka thënë se kandidaturën e tij do ta bëjë të ditur një javë para Kuvendit zgjedhor që do të mbahet më 14 mars

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img