spot_img

​Ekzekutohet me tre plumba në kokë një i ri në Vlorë

spot_img

25-vjeçari nga Elbasani Xhuliano Bullari, mëngjesin e ditës së sotme është ekzekutuar me tre plumba në kokë në Vlorë.

Ai është gjetur nga policia në makinë në rrugën nga Vlorë drejt Babicës.

Viktima ishte duke udhëtuar me një mjet “Fiat Punto” me targa TR 3437 R, që ishte në pronësi të një gruaja nga Tirana.

Sipas njoftimit të dhënë nga policia viktima, rreth 25-vjeç, është gjetur pa në makinë. Trupi i pajetë i të riut është gjetur në vendin e parë të pasagjerit, sipas policisë është goditur mbi tre herë me plumba në kokë , për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pasi kanë dëgjuar të shtëna armësh kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë. Policia menjëherë ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e viktimës, raporton TCh.

Policia është duke marrë në pyetje banorët dhe dëshmitarët që mund të kenë parë se me cilët po udhëtonte 25-vjeçari.

Pista e parë e hetimit është një vrasje për pazare të prishura të drogës, ndërsa po shikohet e kaluara e viktimës si dhe thirrjet telefonike që mund të ketë bërë dhe marrë para ekzekutimit. Ndërkohë nga kërkimet e policisë viktima Xhuliano Bullari, ka qenë ië ndjekur penalisht me trafikim të qenieve njerëzore.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img