spot_img

1 vit më parë u lirua nga burgu, zbardhet e shkuara kriminale e Hekuran Billës në Angli: Përplasja me rivalët dhe vrasja në klubin e natës

spot_img

Hekuran Billa, 40 vjeç mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit si pasojë e një atentati me armë zjarri.

Atentati ka ndodhur në rrugën përballë qendrës Kristal, ku makina e bardhë tip “BMW X6” me të cilin udhëtonte viktima ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera, pasi drejt shoferit është qëlluar me armë zjarri.

Sipas kërkimeve të newsbomb.al, viktima i atentatit të sotëm ka vrarë disa vite më parë shtetasin Prel Marku, 22 vjeç, me plumb në kokë, në një klub nate në Angli dhe ka plagosur dy persona që ndodheshin aty rastësisht. Në 2006 Hekuran Billa ka qenë 26 vjeç. Ai u arratis drejt Danimarkës por policia e gjurmoi dhe e arrestoi. Një pjesë të dënimit ai e vuajti në Angli, ndërsa pak vite më parë u ekstradua në Shqipëri. Një vit më parë Hekuran Billa u lirua nga burgu i Fushë-Krujës, raporton newsbomb.al.

Mediat britanike në atë kohë kanë raportuar se për vrasjen në Park Royal në 14 tetor 2006, Billa u shpall fajtor për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Marku dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal prej 34 vjetësh.Nga breshëria e plumbave që Hekuran Billa hapi në lokal bashkë me bashkëpunëtorin e tij Kujtim Spahiu mbetën të plagosur dy persona që ndodheshin rastësisht aty, raporton newsbomb.al.

I plagosur ka mbetur gjithashtu dhe pranari i lokalit ku ndodhi vrasja në Angli, Musa Prahmani, i cili sapo pa breshërinë e të plumbave u hodh nga dritarja e katit të dytë ku ndodhej biznesi i tij.

Në zonën e Park Royal ku ndodhi ngjarja e mësipërme, mediat britanike raportojnë se vepronin dy banda shqiptare, ajo e Hekuran Billës i njohur dhe si Herland Bilali dhe banda e Petrit Brahos. Këto banda ishin të përfshira në prostitucion dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Bashkëpunëtori i Hekuran Billës u dënua pas vrasjes me 33 vite burg, pasi mori pjesë në të shtënat brenda lokalit, raporton newsbomb.al. Ndërkohë, dy të dyshuarit e tjerë si bashkëpunëtor, Mohamed Mehmeti dhe Lulzim Bici, të cilët ishin duke pritur në makinë përballë lokalit Billën e Spahiun u arrestuan por nuk u dënuan nga Gjykata e Snaresbrook Crown sepse nuk morën pjesë në të shtëna. /NEWSBOMB.AL

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img