Modelja shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj është testuar për koronavirus për të dytën herë me radhë.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku tha se kjo gjë nuk është aspak e lehtë siç mendojnë disa.
Po ashtu modelja bëri të ditur se doli negative në këtë test, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo për fansat e saj tregoi sesi është ndjerë gjatë testimit,
“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Isha negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur sytë duan të të dalin nga vendi”, ka shkruar ajo.