spot_img

11 federatat e Evropës Juglindore takohen në Tiranë, FFK u përfaqësua nga Presidenti Ademi

spot_img

Njëmbëdhjetë federata anëtare të UEFA-s nga Evropa Juglindore, duke përfshirë edhe Federatën e Futbollit të Kosovës, u mblodhën sot në selinë qëndrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për Mbledhjen strategjike të Federatave anëtare të UEFA-s.

Këtë mbledhje e kryesoi presidenti i FSHF-së dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, Armand Duka, teksa ajo u fokusua në aspekte kritike të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit si: formati i ardhshëm i garave të klubeve të UEFA-s pas vitit 2024 dhe programi i ri shoqërues i solidaritetit, diskutimet mbi çështjet e arbitrazhit dhe zhvillimet e ardhshme, krahasimi i të dhënave e analizat në fushën sportive dhe financat dhe eksplorimi i sistemeve të basteve dhe mundësive në zhvillim për vendet pjesëmarrëse.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje krahas FSHF-së dhe FFK-së ishin edhe drejtues nga federatat tjera: Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Qipro, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

FFK u përfaqësua nga presidenti Agim Ademi, derisa gjatë punimeve të këtij takimi u diskutua në lidhje me të ardhmen e futbollit evropian, ku të gjithë pjesëmarrësit shprehën njëzëri mbështetjen e palëkundur për presidentin Çeferin dhe administratën e UEFA-s.

Presidenti Ademi theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe e vlerësoi atë si një mundësi të mirë për të ndarë pikëpamjet dhe për të kontribuar në rritjen e mëtejshme të futbollit në këtë pjesë të Evropës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img