Agjenti i Philippe Coutinhos, Kia Joorabchian, ka thënë se klienti i tij e dëshiron rikthimin në Premier Ligë gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.
Philippe Coutinho u transferua më shumë bujë nga Liverpooli te Barcelona në vitin 2018 për shumën prej 145 milionë eurove, por nuk ishte edhe forma e tij e njëjtë si me skuadrën angleze.
Mesfushori brazilian do të rikthehet në ‘Camp Nou’, pasi të përfundojnë ndeshjet e Bayern Munichit në Ligën e Kampionëve.
Agjenti i 28 vjeçarit ka thënë se lojtari e dëshiron rikthimin në Premier Ligë dhe kjo nuk është ndonjë sekret.
“Për shkak se Liga e Kampionëve do zhvillohet deri më 23 gusht, do të jetë shumë e vështirë për lojtarët si Coutinho të bëjnë ndonjë lëvizje” – tha Joorabchian për ‘talkSPORT’.
“Ne nuk e kemi mbajtur sekret se ai dëshiron të kthehet në Premier Ligë.. nëse mundet. Ai e adhuron të luajë në Premier Ligë dhe unë mendoj se është një nga përparësitë e tij, por ai gjithashtu nuk është kundër qëndrimit te Barcelona.. kështu që është shumë i hapur” – ka deklaruar agjenti i Coutinhos.
Kujtojmë se në Angli interesim për Philippe Coutinhon nga Anglia kanë shprehur Arsenali e Chelsea