Është martuar aktorja e njohur turke.
Aktorja turke, Songul Oden, e cila tek shqiptarët njihet si Gymysh, i ka dhënë fund beqarisë, shkruan lajmi.net.
Gymysh është martuar me biznesmenin Arman Biçakçi, ndërsa duket se për shkak të pandemisë organizuan një ceremoni private.
Në dasmën e tyre ishin të ftuar vetëm familjarët e çiftit, ndërsa vëmendja ishte tek dukja e aktores turke.
Dyshja realizuan edhe një set fotografik me rastin e martesës, ndërsa të shumta ishin urimet për ta.