Madonna ribashkohet me ish-bashkëshortin.
Madonna u ribashkua me ish-burrin Guy Ritchie dhe gruan e tij, Jacqui Ainsley dhe fëmijët e tyre, në galerinë e arteve në Londër, 12 vjet pas ndarjes.
Madonna dhe ish-burri i saj Guy Ritchie vendosën të kaluarën e tyre pas teksa u bashkaun në Londër, të marten në mbrëmje, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Dyshja janë fotografuar rrallëherë bashkë që nga divorci i tyre i vitit 2008, kështu që Madonna, 61 vjeçe, i befasoi të gjithë kur ajo dhe ish-regjisori i saj i filmit 51 vjeç, u pane jashtë galerisë “Tayna Baxter” në Londër.
Madonna dhe ish-partneri i saj u shoqëruan nga partnerët e tyre në këtë aktivitet, këngëtarja kishte marrë me vete të dashurin Ahlamalik Ëilliams, 25 vjeç, ndërsa Guyt iu bashkua gruaja Jacqui Ainsley, 38 vjeçe.
Pas përfundimit të martesë tetë vjeçare, Madonna dhe Guy janë parë rrallë së bashku, por dyshja kanë ndarë kujdestarinë e fëmijëve, Rocco 19 vjeç dhe David, 14 vjeç – që të dy gjithashtu morën pjesë në ngjarjen në galeri.
Thuhet se Guy ndihej i tendosur kur artistja arriti në ngjarje, por ajo u largua pas gjysmë ore.
Guy u martua me Madonnën në Kalanë Skibo në Skoci në dhjetor 2002. Dyshja u divorcuan në tetor 2008.
Ata kanë pasur një marrëdhënie mjaft të tendosur, teksa pas divorcit kishin probleme lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.
Madonna ka qenë e lidhur me disa të tjerë që nga divorci i Guy, duke përfshirë modelin portugez Kevin Sampaio, koreografin holandez Timor Steffens dhe balerinin francez Brahim Zaibat.
Tani ajo është në një lidhje me Ahlamalik, djali i një veterani ushtarak amerikan.