Është mbyllur edicioni i 9-të i’Festival Euro Kosova Art’
Festivali Ndërkombëtar i pikturës “Festival Euro Kosova Art ” i cili edhe këtë vit është mbajtur në Fushë Kosovë, saktësisht në fshatin Harilaç, për disa ditë ka qenë vend takimi i artistëve vendor dhe të huaj, shkruan Albanian News
Në këtë festival përveç artisteve kosovar, kanë marrë pjesë edhe artistë nga 13 shtete të botës.
‘Festivali Euro Kosova Art’ organizohet tash e 9 vite nga Komuna e Fushë Kosovës dhe këtë vit ka pas një mbështetje edhe nga Ministria e Kulturës.
Kujtojmë që në ditën mbylljes së tij morën pjesë shumë figura të njohura, të politikës dhe artit, ku vlen të përmendet, Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, Ambasadorja e Finlandës dhe shumë të tjerë.
Drejtori organizativ i këtij festivali, Muhamet Ahmeti, në fund ndau disa mirënjohje për gjitha ata artistë që morën pjesë.
Më poshtë mund t`i shikoni disa foto nga ky Festival.