spot_img

13-vjeçarja lindi në tualetin e spitalit, flet i ati i të miturës: Do të jem edhe baba edhe gjysh për nipin tim

spot_img

Një rast i pazakontë u publikua të shtunën e kaluar në mediat greke, ku një 13-vjeçare lindi në tualetin e spitalit, pa qenë e vetëdijshme se ishte shtatzënë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Naxosit, ku e mitura kishte shkuar për t’u vizituar për shkak të dhimbjeve të forta të barkut, por më pas rezultoi se ishte shtatzënë pa e ditur.

Protothema.gr shkruan se 13-vjeçarja dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë. Familjarët e të miturës kanë thënë për mediat greke se do të mbështesin plotësisht të bijën dhe foshnjen.

Gjatë një interviste për televizionin grek “Alpha”, babai i 13-vjeçares tha se ai dhe bashkëshortja do ta rrisin foshnjen sikur të ishte fëmija i tyre, ndërsa për 13-vjeçaren tha se dëshiron që ajo të vazhdojë shkollën dhe të studiojë për një të ardhme më të mirë, duke theksuar se do të jetë pranë saj në çdo hap të jetës.

“Foshnja është shumë mirë. Do të jem edhe baba edhe gjysh për nipin tim. Unë kam rritur katër fëmijë dhe do ta rris këtë si timin. Unë dua që vajza ime të vazhdojë shkollimin dhe ne do të jemi pranë saj”, tha ai.

I ati i të miturës tha ndër të tjera se vajza nuk ka treguar ende asgjë për babanë e foshnjes dhe se nuk do që t’i bëjë presion të bijës. I pyetur nga gazetarët nëse kishte dijeni për shtatzëninë e 13-vjeçares, ai u përgjigj: “Nuk dinim asgjë, po ta dinim do ta kishim çuar në një klinikë të duhur për të lindur. Nuk e di nëse ajo e dinte. Kishte shtuar pak në peshë, por barku nuk i dukej dhe ne nuk kishim menduar kurrë diçka të tillë për të”./tvklan.al

NGJARJE TË TJERA

spot_img