spot_img

Ky është 29-vjeçari që i dha fund jetës, u hodh nga kati i tretë tek Sanatoriumi

spot_img

Mëngjesin e sotëm u raportua një ngjarje e rëndë , ku një 29-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shfqet Ndroqi”. Ai është identifikuar si Xhino Koça nga Durrësi dhe prej disa ditëh ndodhej i shtruar në spital, pasi ishte infektuar me koronavirus. Ai është djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça, i cili ka publikuar një foto të të riut.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot herët në mëngjes në orën 04: 30 dhe tronditi mbarë opinionin publik. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa spitali “Shefqet Ndroqi” mbajti një reagim.

Reagimi i plotë i spitalit:

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

.

NGJARJE TË TJERA

spot_img