spot_img

15 vjeçarja e shoqëruar nga nëna shkon për të abortuar në QKUK, njoftohet Policia

spot_img

Aborti ndonëse është i lejuar ligjërisht në Kosovë, kur bëhet fjalë për të miturit duhet të njoftohet Policia.

Edhe sot, Policia e Kosovës ka marrë një thirrje nga Klinika e Gjinekologjisë e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës se një vajzë e mitur, e moshës 15 vjeçare, ka shkuar për të ndërprerë shtatzëninë.

Burime të gazetës online Reporteri.net, brenda autoriteteve të sigurisë bëjnë të ditur se Policia për këtë rast është njoftuar nga një punëtore sociale.

E mitura për ta ndërprerë shtatzëninë kishte shkuar bashkë me nënën e saj.

Ndryshe, Respektimi i Ligjit për Ndërprerjet e Shtatzënisë në Republikën e Kosovës është miratuar në fillimin e vitit 2019, ndërkaq as para e as pas miratimit të këtij ligji nuk ka të dhëna të sakta për numrin e aborteve. Statistikat mungojnë sidomos nëpër klinikat private aty ku hulumtimet nxjerrin se bëhet numri më i madh i aborteve.

Në Kosovë të vetmet institucione që raportojnë në Ministri të Shëndetësisë për numrin e aborteve janë spitalet publike./Reporteri.net/

NGJARJE TË TJERA

spot_img