spot_img

16 ekipe garojnë për trofeun ‘Genc Zyba’

spot_img

16 ekipe të volejbollit janë paraqitur për pjesëmarrje në edicionin e dytë të turneut “Genc Zyba”.

Në nderim të ish-volejbollistit suharekas, në një ambient të bukur sportiv në fshatin Bukosh të Suharekës, në prani të kryetarit të kësaj komune Bali Muharremaj, përfaqësuesve të FVK-së, familjarëve të volejbollistit Zyba, e shumë sportdashësve, është bërë hapja e këtij edicioni.

Në fillim u paraqit një biografi e Genc Zybës, për nder të së cilit mbahet kjo garë.

Të pranishmit me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ndërsa në emër të FVK-së, u është drejtuar anëtari i bordit Dibran Kastrati, i cili mes tjerash tha:

“E nderuar Familja Zyba,
I nderuar Kryetar z.Bali Muharremaj,

Në emër të Federatës së Volejbollit të Kosovës, përkatësisht Kryetarit z.Bahri Gjinovci, ju përshendes dhe ju uroj për organizimin.

Të flasim për Gencin na duhet kohë e gjatë, andaj vet prania e juaj dhe organizimet e tilla flasin më së miri për jetën dhe veprat e Gencit.
Ndihem i nderuar që jam në mesin tuaj, faleminderit e suksese ekipeve pjesmarrëse.”

I emocionuar, por edhe krenar për veprën e të birit të tij, është shprehur edhe babai i Gencit, Agim Zyba.

Ndeshja e parë, e cila e hapi garën, u luajt mes KV Theranda dhe KV Bukoshi.

Ndeshjet po luhen në sistem eliminimi, e do të vazhdojnë deri më 30 gusht 2023, kur në orën 19:00 do të luhet finalja.

Ky është viti i dytë që organizohet turneu kushtuar ish-volejbollistit suharekas, Genc Zyba, i cili ishte pjesë e Therandës duke fituar edhe trofe me këtë skuadër.

NGJARJE TË TJERA

spot_img