Një i mitur është plagosur në Istog, ku sipas raportimeve, i dyshuar është tezaku i tij, që është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Gjendja e të miturit, i cili po trajtohet në QKUK është shumë e rëndë. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i ka thënë Express se ai ndodhet akoma në sallën e operacionit.
“Shumë e rëndë. Në sallë të operacionit është ende”, ka thënë shkurtimisht Syla.
Nga Policia e Rajonit të Pejës kanë kërkuar që informatat për këtë rast të merren nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Burime të Ballkani.info po ashtu bëjnë të ditur se i njëjti është suspenduar nga detyra.
Zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar.