spot_img

17-vjeçari shqiptar paguan 9 mijë paund, futet në arkivol për të shkuar në Angli

spot_img

Shqiptarët gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të ikur nga Shqipëria drejt Anglisë. Shpesh, të rinjtë rrezikojnë jetën duke kaluar kanalin e La Manche me gomone, me kamionë mallrash shumë metoda të tjera, por së fundmi një 17-vjeçar shqiptar, ka zgjedhur arkivolin për të ikur drejt Londrës.

Me një pagesë prej 9 mijë paundësh, i riu nga Shqipëria i paidentifikuar për mediat për arsye ligjore dhe moshën jo madhore ende, adoleshenti i ka siguruar vetes kalimin brenda një arkivoli, për në Mbretërinë e Bashkuar.

17-vjeçari ka treguar se ka shkuar fillimisht në një stacion shërbimi në Steenvoorde në Francën veriore dhe aty, e kanë futur brenda arkivolit, të cilin e kanë mbyllur më pas me vida. Prej aty, arkivoli është futur në një furgon dhe më pas është kërkuar të kalohet përmes portit të Dunkirk.

Në kontrollin rutinë në doganën franceze, oficerët e kanë pikasur anomalinë dhe kanë gjetur brenda pikërisht adoleshentin shqiptar i cili sipas tij, ka qëndruar rreth një orë brenda arkivolit, i cili ishte futur në furgon së bashku me kuti të tjera të drunjta, për të mos rënë në sy.

Autoritetet franceze megjithatë, nuk kanë ndërmarrë veprime ligjore ndaj 17-vjeçarit dhe e kanë lënë të lirë. Drejtuesi i furgonit, një shtetas rumun ka rrëfyer se nuk ka pasur asnjë lloj informacioni se në bagazhin e furgonit ndodhej një arkivol me një të ri.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img