Rita Ora i është kthyer seteve, për projektet e reja muzikore.
Rita Ora muajt e fundit i ka shfrytëzuar në maksimum për pushime, teksa udhëtoi në vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja edhe pse qëndroi larg koncerteve, nuk i harroi projektet muzikore, pasi ka punuar për albumin e ri muzikor.
Së fundi, këngëtarja ka treguar se është kthyer në set, ndërsa ndau me ndjekësit fotografi nga prapaskenat.
Ajo kishte vendosur një grim më të rëndë, ndërsa ishte veshur në të zeza dhe nuk mbante fare reçipeta veshur.
“Kthehem në set, gjëra të reja shumë shpejt”, ka shkruar Rita.