Skuadra kosovare, 2 Korriku U19 është mposhtur me rezultat të thellë në ndeshjen e parë të play-offit ndaj Dynamo Kyiv U19 me shifrat 5:0.
Qysh në pjesën e parë, skuadra nga Ukraina tregoi potencialin e tyre duke shënuar dy gola me anë të: Osypenko dhe Ponomarenko, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, ekipi ukrainas shënoi edhe tri gola tjerë, me Ponomarenko (2) dhe Andreyko.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.